HomeAktualitetDebat

SKANDAL/ Krim mjedisor, makina e shërbimeve të bashkisë së Kavajës derdh mbeturina në pyllin e pishave

SKANDAL/ Krim mjedisor, makina e shërbimeve të bashkisë së Kavajës derdh mbeturina në pyllin e pishave

Në një kohë kur sezoni turistik është në pikun e tij, me numër të konsiderueshëm turistësh nga vendi e mbarë bota, dhe po të njejtën kohë kur të gjitha organet ligjzbatuese janë në gadishmëri për të garantuar sigurinë, cilësinë, dhe padyshim pastërtinë mjedisore, si faktor kyç për zhvillimin e potencialit turistik, një pamje skandaloze vjen nga  Qerreti.

Bëhet fjalë për një krim mjedisor pranë pyllit të pishave, i cili është bërë vatër mbeturinash.

Por krimi mjedisor arrin në kufijtë e skandalit kur shkaktari i këtij krimi është një institucion i qeverisjes vendore, dhe pikërisht Bashkia e Kavajës.

Fotot dhe videot e mbërritura në redaksinë e Lexo.al tregojnë sesi makina e bashkisë  së Kavajës e cila drejtohet nga demokratët, derdh inerte në pyll duke shkaktuar një masakër të mjedisore./Lexo.al