HomeAktualitet

Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin e deputetit

Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin e deputetit

Zengjine Caushi ka humbur mandatin e deputetit pas përfundimit të rinumërimit të për qarkun Fier.

Mandatin e 12 për Partinë Socialiste në këtë qark e ka marrë Maldrita Bardho, me 10 vota diferencë nga Zegjine Çaushi.

Pas përfundimit të numërimit më 11 maj dhe mbylljes së procesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ishte Çaushi që fitoi mandatin, me 61 vota më shumë se Maldrita Bardho.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Por rinumërimi i kërkuar nga “Shqipëria Bëhet” ka sjellë një përmbysje të rezultatit, sa i takon kandidatëve brenda Partisë Socialiste.