HomeAktualitet

Hidhet hapi final i Reformës në Drejtësi

Hidhet hapi final i Reformës në Drejtësi

Në seancën e djeshme parlamentare, e cila u shoqërua me debate të shumta, u miratua lista më anëtarët për KLGJ e KLP.

Kjo është hera e tretë që lista kalonte përm votim, por në dy seancat e shkuara opozita nuk votoi.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja e ka konsideruar miratimin e listës si një rrugë e re për zbatimin pa kthim të Reformës në Drejtësi.

“Sot Kuvendi i Shqipërisë sipas formulës kushtetuese miratoi anëtarët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për në KLGJ dhe KLP duke përmbyllur me sukses këtë detyrë kushtetuese.

Tashmë kompozimi i plotë kushtetues i KLGj dhe KLP me 11 anëtarë është në pritje të zgjedhjes edhe të 6 anëtarëve gjyqtarë dhe prokurorë nga trupat respektive të gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSH pas kalimit me sukses të vettingut.

Reforma në Drejtësi nga sot hyn në rrugën e zbatimit pa kthim dhe fatmirësisht politika nuk ka më asnjë mjet në dorë për ta penguar.

Krenar dhe i privilegjuar që jam pjesë e grupit parlamentar të PS në epokën e kësaj reforme të madhe siç është Reforma në Drejtësi !”, shkruan Manja.