HomeDosja X

Ja si është tallur një bankë private me Nishanin: I ka dhuruar 105 mijë lekë për “Ballo Shqiptare”!

Ja si është tallur një bankë private me Nishanin: I ka dhuruar 105 mijë lekë për “Ballo Shqiptare”!

Ata që ish-kapterin e ushtrisë Bujar Nishani e graduan “President Republike”, kishin parashikuar që do ta përdornin për skemat dhe interesat e tyre, por nuk e kishin menduar, se në krye të shtetit kishin vendosnin një personazh, që me të do talleshin edhe të tjerë jashtë politikës.

 Një rast talljeje me ish-Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ose “Jari” siç i fliste dhe pastruesja e zyrës, ka ndodhur në muajin dhjetor 2013, kur presidenti Nishani aplikoi për të herë të parë mbrëmjen “Ballo Shqiptare e Fund-vitit”.

Meqë buxheti vjetor i instticionit nuk kishte planifikim financiar për “Ballon Presidenciale”, ngaqë organizohej për herë të parë në Shqipëri, si “Risi e implementuar” prej Jarit, Presidenca u detyrua të kërkonte sponsorizime private, për të realizuar Ballon.

Por kërkesës me shkrim, vulë e firmë të Presidentit Bujar Nishani, drejtuar 213 biznese nuk u përfill, madje as nga biznesmenët mbështetës të PD dhe as firma ndërtuese, që bëri punimet e rinovimit të mjediseve të jashtme të Presidencës.

Por nga 213 këkresat e dërguara për “loje” lekësh, vetëm një biznes bankar vendosi të mos e nxirrte “bosh” institucionin e Presidencës dhe “vuri dorën në zemër” duke bërë sponsorizim, që në fakt ishte tallje e plotë me Presidentin e Republikës..

Sipas kontrollit të ushtruar prej KLSH, rezulton se e vetmja sponsorizuese e aktivitetit të fundvitit “Ballo Shqiptare Presidenciale-2013”, ka qenë “Banka Societe Generale Albania” e cila ka dhuruar… 105 mijë lekë!/Pamfleti