HomeAktualitetDebat

Mediat italian po i qajnë hallin Shqipërisë, publikojnë lajme të rreme! “Il Messaggiero”: Vajza e Donald Trump po blenë ishullin shqiptar për 1 miliard dollarë

Mediat italian po i qajnë hallin Shqipërisë, publikojnë lajme të rreme! “Il Messaggiero”: Vajza e Donald Trump po blenë ishullin shqiptar për 1 miliard dollarë

Shqipëri, Ivanka Trump po blenë ishullin e Sazanit 1 miliard euro të mbushur me mina dhe ekspolzive. Kështu e ka titullar media italiane e merakosur për pasurit e shqiptarëve një lajm të rremë, që nuk ka asnjë lidhje me blerjen por dhenien me qera të ishullit për 25 vjet, kur kontrata e Jared Kushner me qeverinë shqiptare është bërë publike shumë kohë përpara se Trump të bëhej president i SHBA-së.

Madje gazeta Messaggier e përshkruan Sazanin si një qendër të banuar ku qeveria i paska prerë banorët në besë deri sa nënshkroi kontratën me kompaninë Affinity.

Mediat italiane kanë rikthyer vëmendjen këtë të shtunë te një i para disa kohëve i britanikes “The Guardian” se Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump do të shpenzojnë mbi 1 miliard dollarë për të blerë Sazanin por me versionin e gënjeshtrës.

“Il Messaggiero” shkruan se ishulli, një ish-bazë ushtarake, është një zonë e mbrojtur dhe pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Që nga viti 2015, ai ka qenë i hapur për vizitorët, duke ruajtur ende një pjesë si zonë ushtarake.

Më parë, ishte një zonë e izoluar e përdorur për stërvitje dhe operacione ushtarake, dhe gjatë regjimit komunist, ishte një bazë ushtarake e plotë, e kompletuar me mbetje bunkerësh dhe tunelesh.

Çifti e kishte pasur prej kohësh Sazanin në sy, por negociatat me kompaninë Affinity u zhvilluan pa dijeninë e banorëve dhe parlamentarëve. Të paktën derisa të arrihej marrëveshja prej 1.4 miliardë dollarësh dhe të publikohej lajmi.

Sfida e vërtetë do të jetë pastrimi i zonës nga minat e pashpërthyera. Grupi Affinity thuhet se po e sheh edhe Serbinë, me shndërrimin e ish-selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz.

Ideja është që zona të transformohet në një vendpushim luksoz, dhe megjithëse shqiptarët e kanë quajtur tashmë “Ishulli Trump”, kritikat kanë mbërritur shpejt nga grupet mjedisore dhe anëtarët e komunitetit shkencor, të shqetësuar për pasojat e projektit.

Gjatë një podkasti, Presidenti Trump kishte komentuar pozitivisht për iniciativën: “Do të jetë e jashtëzakonshme”. Sfida e vërtetë do të jetë pastrimi i zonës dhe siguria e saj për vizitorët e ardhshëm.