Pas ambientalistëve dhe nacionalistëve, konspiracionistët marrin në dorë protestën? Alfred Cako: Krijoni Partinë e Bulevardit…

Pas ambientalistëve dhe nacionalistëve, konspiracionistët marrin në dorë protestën? Alfred Cako: Krijoni Partinë e Bulevardit…

Pas ambientalistëve dhe nacionalistëve, duket se vëmendjen e protestës po e marrin konspiracionistët.

Alfred Cako, një prej emrave më të njohur të teorive konspirative në Shqipëri, sidomos për qëndrimet kundër vaksinave, u ngjit sot në podiumin e protestës, ku e nisi fjalën e tij me përrallën e kecave dhe ujkut, përpara se të kalonte te propozimet politike.

Cako u kërkoi protestuesve të formojnë një parti të re dhe ta quajnë “Partia e Bulevardit”. Më pas ai hodhi edhe disa ide të tjera, mes tyre zgjedhjen e presidentit nga populli dhe krijimin e një këshilli presidencial që do të kontrollonte vetë presidentin.

Në këtë mënyrë, protesta duket se po zgjerohet jo vetëm në pjesëmarrje, por edhe në imagjinatë institucionale, duke kaluar nga kundërshtimi i një projekti konkret te propozime që lëvizin lirshëm mes fabulës, reformës kushtetuese dhe teorive që Cako i ka kultivuar prej vitesh në hapësirën publike.