Pamjet nga lart të protestës së sotme tregojnë një pjesëmarrje të përqendruar kryesisht në zonën përballë Kryeministrisë dhe përgjatë segmentit deri te “Kullat Binjake”.
Në këtë pjesë të bulevardit, protestuesit duken më të dendur, ndërsa më tej, përgjatë bulevardit, pjesëmarrja nis të rrallohet ndjeshëm. Nga këndi ajror, protesta krijon më shumë pamjen e një grumbullimi të përqendruar në bërthamën e saj sesa të një tubimi të shtrirë në gjithë hapësirën e bulevardit.
Megjithatë, organizatorët vijuan thirrjet nga podiumi, ndërsa protestuesit qëndruan të mbledhur përpara Kryeministrisë, aty ku edhe është zhvendosur qendra simbolike e tubimit.

