PS feston ditëlindjen e 35-të më 12 qershor në Tiranë: Pritet pjesëmarrje sfiduese për “pelikanët kaçurrel pa flokë por me mjekër”! Mijëra socialistëve në Sheshin “Italia”

PS feston ditëlindjen e 35-të më 12 qershor në Tiranë: Pritet pjesëmarrje sfiduese  për “pelikanët kaçurrel pa flokë por me mjekër”! Mijëra socialistëve në Sheshin “Italia”

Më 12 qershor në orën 18:00, Partia Socialiste do të festojë ditëlindjen e saj të 35-të në Sheshin “Italia” në Tiranë.

Në atë datë dhe në atë vend pritet një pjesëmarrje masive e socialistëve nga e gjithë Shqipëria.

Burime bëjnë me dije se të gjitha strukturat e PS janë mobilizuar dhe po punojnë për të garantuar një pjesëmarrje masive në takim, që mund të përfundojë si më i madhi i organizuar ndonjëherë nga socialistët.

Kjo festë do jetë si një sfidë për “pelikanët kaçurrel me mjekër”, islamofobët, sharlatanët , komunistët e qorrit dhe antiamerikanët e horrit që fshihet pas kuintave Berisha dhe falangave të Albin Kurtit që sillen si hiena vërdall nëpër Shqipëri dhe Europë për të destabilizuar vendin siç kanë bërë në Maqedoni.