Rama zbulon projektin e radhës: Investim gjigant mes Kavajës dhe Durrësit

Rama zbulon projektin e radhës: Investim gjigant mes Kavajës dhe Durrësit

Nga festa e PS-së në Fier, kryeministri Edi Rama premtoi se qeveria shqiptare do të sjellë mes Kavajës dhe Durrësit një investim edhe më të madh se ai në Zvërnec të Vlorës (prej 4 miliardë dollarë).

“Edhe të tjera investime kaq të mëdha do i sjellim Shqipërisë. Shumë shpejtë do shikoni dhe jam shumë kurioz ça do thonë për atë.

Do i sjellim një investim po aq të madh, mbase edhe më të madh, diku mes Kavajës e Durrësit. Dhe do shikojmë ça do thonë për atë”, tha mes të tjerash Rama.