HomeSport

Botërori 2026/ Spanja shënon 6 gola në Turqi, Gjermania shijon suksesin e parë! Holanda tri pikë me vuajtje, ‘shpërthen’ Belgjika

Botërori 2026/ Spanja shënon 6 gola në Turqi, Gjermania shijon suksesin e parë! Holanda tri pikë me vuajtje, ‘shpërthen’ Belgjika

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 vijuan të diel me tetë ndeshje në katër grupet e zonës evropiane (UEFA). Skuadrat kombëtare u panë të ‘karikuara’, teksa nuk munguan goleadat. Tri pikë siguruan Gjeorgjia, Holanda, Maqedonia e Veriut, Belgjika, Gjermania, Sllovakia, Polonia dhe Spanja.

Në stadiumin e Konyas, Spanja fitoi 0-6 kundër vendasve të Turqisë. ‘Furia e Kuqe’ nuk u përmbajt dhe kryeson Grupin E kualifikues të Botërorit 2026 me gjashtë pikë pas dy takimeve të luajtura. Tre gola në secilën pjesë shënuan të besuarit e De la Fuentes. Heroi i takimit ishte Mikel Merino me tre gola, ndërsa Pedri shënoi dopietë, ndërsa një gol shënoi edhe Ferran Torres.

Në Këln, Gjermania u rikthye te fitorja duke mposhtur 3-1 Irlandën e Veriut në Grupin A kualifikues. Pas humbjes 2-0 në Sllovaki katër ditë më parë, ‘Panzerat’ reflektuan dhe iu falën golave të Gnabryt, Amirit dhe Wirtz për tri pikët e para në grup. Për miqtë shkurtoi Price.
LEXO EDHE:
Botërori 2026/ Sfida kundër Letonisë në Tiranë, Shehu: Tri pikët do na e lehtësonin punën! Daku: Vetëm Anglinë s’e kemi dominuar

Në Lituani, vendasit u mposhtën 2-3 nga Holanda. Sfida e Grupit G kualifikues pa ‘Tulipanët’ më kërkues dhe golat erdhën në minutën e 11-të nga Depay dhe në të 33 nga Timber. Megjithatë Lituania barazoi me Gineitis dhe Girdvainis brenda pjesës së parë. Duhej sërish Memphis Depay në minutën e 63-të që me golin e dytë personal t’i jepte tri pikë Holandës për kreun e grupit. Me këtë dopietë Depay kalon Robin van Persie dhe me 52 gola bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Holandës.

Kualifikueset, Kupa e Botës 2026 – Zona evropiane (UEFA) – e diel, 08 shtator 2025

Grupi A

Gjermani 3-1 Irlandë e Veriut

Luksemburg 0-1 Sllovaki

Grupi E

Gjeorgji 3-0 Bullgari

Turqi 0-6 Spanjë

Grupi G

Lituani 2-3 Holandë

Poloni 3-1 Finlandë

Grupi I

Maqedoni e Veriut 5-0 Lihtenshtain

Belgjikë 6-0 Kazakistan