Nga aksidenti i rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës në Kosovë, ku dyshohet se i vdekur ka mbetur Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur, Gjesti.
Sipas mediave kosovare, ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 14:00, kur motori me të cilin udhëtonin ai së bashku me një shok u përplas me një makinë.
Elidoni ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoku i tij ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, dha më tepër detaje për aksidentin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK,” tha Gashi.
Ndërkohë, figura të njohura të showbizit kane shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të vëllait të reperit.
Mediat në Kosovë kanë publikuar momentin kur Gjesti ka mbërritur në vendin ku u aksidentua vdekje vëllai i tij, ndërsa miqtë i qëndrojnë pranë në këto orë të vështira.
“Oh vëllau jem…’, dëgjohet të thotë këngëtari, duke qëndruar disa metra më tej vendit të përplasjes.

