HomeAktualitetKryesore

Rama vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të Kinës, takon homologun kinez Li Keqiang, ja çfarë diskutuan

Rama vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të Kinës, takon homologun kinez Li Keqiang, ja çfarë diskutuan

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar për një vizitë zyrtare sot drejt Bullgarisë me ftesë të qeverisë së Kinës, ku është takuar me homologun e tij Li Keqiang.

Përmes një postimi në Facebook kryeministri Rama shihet së bashku më kryeministrin kinez Li Keqiang, ku ishin pjesëmarrës në një takim bilateral në kuadrin e nismës 16+1.

Në takim është diskutuar për programin e bashkëpunimit dhe projektet e turizmit, në sektorin e bujqësisë si dhe të infrastrukturës ujore.

Me kryeministrin Li Keqiang në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1, ku diskutuam për programin e bashkëpunimit dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë.