HomeAktualitetDebat

Rama me liderët europianë! Batuta me Melonin dhe Macron

Rama me  liderët europianë! Batuta me Melonin dhe Macron

Sot në Danimarkë do të mbahet Samitit i Komunitetit Politik Evropian, ku do të marrin pjesë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti.

Sonte në Pallatin Amalienborg është mbajtur një darkë solene e organizuar nga Mbreti Frederiku X, dhe Mbretëresha Margrethe II, ku kanë marrë pjesë liderët europianë.

I pranishëm në këtë darkë është kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili është shfaqur duke biseduar me liderët kryesorë europianë si kryeministrja italiane Girogia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministren daneze Mette Frederiksen.

Në pamje duket Rama duke shkëmbyer batuta me Melonin dhe presidentin francez Macroni.