HomeDebat

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë: PS e lexon me kokë poshtë vendimin! Mesazh strukturave: Vendimi nuk prek zgjedhjet e 9 nëntorit

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë: PS e lexon me kokë poshtë vendimin! Mesazh strukturave: Vendimi nuk prek zgjedhjet e 9 nëntorit

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj, që vendosi datën 9 nëntor si ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale për bashkinë e kryeqytetit.

Partia Socialiste u ka shpërndarë një mesazh të brendshëm strukturave, duke i udhëzuar të vijojnë përgatitjet për fushatën.

“Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor,” thuhet në mesazhin e shpërndarë në degët e PS në Tiranë.