HomeBota

VIDEO/ Grabitja në Luvër, momenti kur autori i vjedhjes pret një vitrinë në galerinë Apollo

VIDEO/ Grabitja në Luvër, momenti kur autori i vjedhjes pret një vitrinë në galerinë Apollo

Një video nga momenti i grabitjes në Luvër është publikuar nga rrjeti televiziv francez BFMTV.Konkretisht, një burrë me kapuç dhe i veshur me jelek të verdhë shihet duke prerë me sharrë një vitrinë në galerinë “Apollo”.

Në vetëm 7 minuta, burra me kapuçë rrëmbyen nëntë bizhuteri të çmuara nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës Eugenie – duke përfshirë një gjerdan, një brosh dhe një diademë – të cilat ishin të ekspozuara në Sallën Apollo të Luvrit.

Kjo është një nga dhomat më mbresëlënëse dhe historikisht të rëndësishme të muzeut, e krijuar në shekullin e 17-të.

Dy u gjetën, përfshirë kurorën e dëmtuar të Eugenias, e cila u gjet jashtë muzeut, me shumë mundësi e lënë pas nga hajdutët gjatë arratisjes së tyre.

https://twitter.com/i/status/1979937331399233659