“Vendimi për të mos marrë pjesë në protestë është një vendim politik i Partisë Demokratike. Ky është vendim politik i PD.”
Kjo deklaratë e Sali Berishës një ditë para mbajtjes së protestës në mbështetje të liderëve të UÇK-së që ndodhen prej 5 vitesh në Hagë është harruar nga vetë Sali Berisha.
Prania e disa deputetëve demokratë në protestë, duket se ka detyruar Berishën që të bëjë një hap pas dhe të mohojë vendimin politik.
Nga selia e Partisë Demokratike lideri demokrat pohoi se s’ka pasur asnjë vendim apo urdhër për të mos marrë pjesë në tubimin e së premtes në Tiranë.
“Së pari është trillim dhe shpifje ajo që thonë se ka pasur një urdhër. Nuk ka patur kategorikisht asnjë urdhër. Nuk ka patur asnjë urdhër për të marrë apo mos marrë pjesë në protestën e organizatës së UÇK-së. Nuk ka patur”, tha ai.
Nuk është hera e parë që Berisha gënjen, por ky është një rekord, pasi mohon vetë atë që tha me zë e figurë 24 orë para.
Aq më tepër që dhe PD doli me deklaratë, për mos pjesmarrjen në protestë.

