HomeSport

Zbulohen grupet ku do të luajnë Shqipëria dhe Kosova, nëse kualifikohen në Kupën e Botës

Zbulohen grupet ku do të luajnë Shqipëria dhe Kosova, nëse kualifikohen në Kupën e Botës

Shorti i hedhur sot në Uashington ka përcaktuar kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës në Kupën e Botës 2026, në rast se të dy kombëtaret arrijnë kualifikimin historik.

Shqipëria do të vendoset në një grup tepër interesant, ku kundërshtarët do të jenë:

Holanda
Japonia
Tunizia

Një grup i fortë dhe i ekuilibruar, ku kuqezinjtë do të përballen me futboll europian të nivelit të lartë, me dinamizmin aziatik dhe disiplinën taktike të afrikanëve të veriut.

Nga ana tjetër, Kosova do të ketë një sfidë madhore në një grup ku gjenden:

ShBA-ja
Paraguai
Australia

Tri skuadra me profil të lartë fizik dhe organizim të fortë, që do ta bëjnë grupin një test të vërtetë për “Dardanët”, nëse sigurojnë biletën për Botërorin.