Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, me fokus edhe Shqipërinë.
Raporti i fundit i Kongresit Amerikan, i lidhur me Aktin për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, vlerëson se paqja, stabiliteti dhe prosperiteti afatgjatë në rajon janë thelbësore për garantimin e përparimit demokratik dhe ekonomik për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Pjesë nga raporti i Kongresit Amerikan:
“Afati 90-ditor (që përfundon në mars 2026) pas miratimit të Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor shënon një zhvendosje nga goditja e politikanëve individualë drejt çmontimit të rrjeteve financiare që i mbështesin ata.
Në Shqipëri, rezultati më i mundshëm është një “valë e dytë” sanksionesh që lidh statusin e personave “Non Grata” që janë trajtuar qëllimisht si dënime politike me valën e dytë duhet kalohet në ndjekje penale.
Duke emërtuar përkrahësit ekonomikë, figurat e biznesit dhe “ndërmjetësit” që lehtësojnë korrupsionin, SHBA po ofron në mënyrë efektive një udhërrëfyes për SPAK-un që të kalojë nga ngrirja e aseteve drejt arrestimeve në nivele të larta, me synimin për të “pastruar” tregun nga konkurrenca e shtrembëruar përpara zgjedhjeve të vitit 2029″.
Kjo valë e dytë nuk ka si qëllim të nxjerri në pah figura të reja, por është vazhdimësi për trajtimin që duhet tu bëhet të gjithë personave të shpallur non grata, që nga anëtarët e familjes Berisha, Argita berisha, Liri Berisha, Shkëlzen Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dakon e Aqif Rakipi pritet edhe që lista për tu marrë si të pandehur do shtohet me disa drejtues mediash të cilët dyshohen se janë pastrues të mëdhej të parave të pista dhe përdorin mediat për pastrim parash.
Ky proces sipas kongresit duhet të përfundoj brënda 90 ditë.
A do vlejnë 6 milion dollarët e alpinistit nga Tropoja për ta shpëtuar Berishën nga ky rrezik, sepse heqja e statusit non grata asqë mund të imagjinohet, sepse në sanksione futen edhe “ndërmjetësit” që tentojnë të blejnë DASH për të zhbërë vendimet e marra nga parardhësit.

