HomeBotaSport

Pjesë e ekipeve të Valencias, trajneri spanjoll dhe 3 fëmijët e tij humbin jetën tragjikisht në Indonezi

Pjesë e ekipeve të Valencias, trajneri spanjoll dhe 3 fëmijët e tij humbin jetën tragjikisht në Indonezi

Pjesë e ekipeve të Valencias, trajneri spanjoll dhe 3 fëmijët e tij humbjen jetën tragjikisht në Indonezi

Fernando Martin, trajner i ekipit Valencia CF Femenino B në Spanjë, ka humbur jetën së bashku me tre fëmijët e tij pas fundosjes së një varke turistike në brigjet e Indonezisë. Autoritet atje bëjnë me dije se anija u përball me dallgë shumë të forta, deri në rreth 3 metra, dhe u mbyt pranë destinacionit turistik të njohur Labuan Bajo. Në bord ndodheshin gjithsej 14 persona. Shtatë prej tyre u shpëtuan, përfshirë katër anëtarë të ekuipazhit dhe një guidë turistike.

Mes të mbijetuarve janë bashkëshortja e trajnerit, Andrea, si dhe vajza e tyre shtatëvjeçare, Mar. Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të Fernando Martinit dhe tre fëmijëve të tij.

Për ngjaren e rëndë klubi i Valencias mbajti një reagim ku shprehu dhimbjen e thellë për këtë rast tragjik.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Fernando Martín, trajner i Valencia CF Femenino B, dhe tre fëmijëve të tij, pas një aksidenti tragjik detar në Indonezi, siç është konfirmuar nga autoritetet lokale. Në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë, klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe mbështetjen e plotë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij,”-shkruan Valencia.

Pamje të publikuara nga Agjencia Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit tregojnë punonjës të emergjencës duke ndihmuar të mbijetuarit për të dalë në breg. Autoritetet kanë vendosur gjithashtu mbylljen e ishullit Padar për turistët, për shkak të kushteve ekstreme të motit.