HomeBota

Republika Dominikane, sekuestrohen 1.6 tonë kokainë në një anije

Republika Dominikane, sekuestrohen 1.6 tonë kokainë në një anije

epublika Dominikane njoftoi të shtunën sekuestrimin e 1.6 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në një operacion të kryer me mbështetjen e SHBA-së.

Ngarkesa u gjet të premten në një anije të kapur në brigjet jugore të vendit të Karaibeve gjatë një operacioni të përbashkët nga agjencia e zbatimit të ligjit kundër drogës dhe Agjencia e SHBA-së për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave (DEA), tha zëdhënësi i agjencisë së Republikës Dominikane, Carlos Devers.

Ai e përshkroi operacionin si “një nga goditjet më të rënda që u janë dhënë rrjeteve të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar” në rajon, duke vënë në dukje se këto organizata “përdorin motoskafe të pajisura me motorë të fuqishëm jashtë bordit dhe teknologji të përparuara komunikimi”.

Sekuestrimi ndodhi pas një ndjekjeje në det të hapur dhe një shkëmbimi zjarri midis ekuipazhit dhe forcave ushtarake, i cili përfundoi pa të lënduar.

Sipas agjencisë së zbatimit të ligjit kundër drogës në Republikën Dominikane, disa pasagjerë arritën të iknin në një park kombëtar aty pranë.