HomeDebat

Mos shkoni te Salianji se janë falangat e Becit! Berishës nuk i ecën intriga: Mbushet salla me demokrat në takimin e Shkodrës

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji vijon sot foltoren e tij të takimeve me demokratët në Shkodër. Salla ku po zhvillohet takimi është mbushur me demokratë.

Ishte vetë ish-deputeti që njoftoi përmes një njoftimi në rrjetet sociale takimin me demokratë, sot në Shkodër në orën 18:00.

Takimi në qytetin bastion të demokratëve vjen pas dy aktiviteteve të tjera në Elbasan, Durrës dhe në Gjirokastër.

Por në telefonat e demokratëve, pak orë para takimit të Salianjit, mbërriti ky mesazh:

“Sot, duke spekuluar në emër të PD-së, po tentohet të organizohet një takim me një axhendë tërësisht private, pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky takim organizohet nga Benet Beci dhe falanga e tij dhe, për më keq, me mbështetjen edhe të elementëve kriminalë. Dega e PD Shkodër ju bën thirrje ju, si anëtar i degës, të distancoheni, pasi ky takim i shkon për shtat axhendës së Edi Ramës”, thuhet në mesazhin e dërguar demokratëve.