Të gjithë ata që financuan Kuvendin e Rithemelimit të Partisë Demokratike mbajtur në dhjetor 2021, do të pyeten nga SPAK.
Indrit Hoxha si anëtar i kryesisë në PD ishte në këtë listë të dëshmitarëve që po hedhin dritë mbi hetimin pasuror i lënë hapur si fraksion i veçantë, mbas dorëzimit të fashikullit Partizani në Gjykatën Antikorrupsion që ka tetë të akuzuar, mes tyre edhe ish- kryeministri Sali Berisha.
Indrit Hoxha u pyet dje si deklarues dhe si donator. Dy ditë më parë në SPAK për këtë çështje të riregjistruar u pyet edhe deputeti Belind Këlliçi.
Deri tani për rithemelimin janë pyetur katër financues. Dëshmitari i radhës Hoxha megjithëse ruajti sekretin hetimor, pranoi për TCH se edhe para SPAK siç edhe më herët deklaroi se hetimet pasurore duhen kryer ndaj kujtdo që është në politikë.

