Nga Ylli Manjani
Nuk e di se çfarë kërkon që gjejë SPAK tek mbledhja e Rithemelimit të PD, një punë krejt e brendshme e një partie politike!?
Se ç’punë ka SPAK me mbledhjet e një partie, nuk e di?! Por është krejt pa sens, kjo krahasuar me punën reale që ka SPAK.
Meqë e kanë merak PD dhe financimet e saj, do kishte më shumë interes në emër të ligjit dhe interesit publik të sqaroheshin 2 gjëra:
1. Financimi në shumën prej 500 000 dollarë i një kontrate Lobbimi në Amerikë, që PD e Lullzim Bashës lidhi dhe, hetimet ndaj të cilës i mbylli prokuroria e Tiranës asohohe. Pritej një përgjigje e letër-porosisë nga ShBA asokohe…
2. Burimet e financimit të 3 kontratave, 2 lobbimi dhe 1 shërbimi, po në Amerikë dhe me vlerë deri në 10 milionë dollarë, që PD e Berishës i lidhi, me nënshkrimin e Mulit, pa i bërë syri (jo tv) tërrt. Janë kontratat më të shtrenjta të mundshme që një parti politike në rruzull i paguan për lobbim.
Kontrata prej 1.3 milionë dollarësh për një vjershë me buf që ofroi Lacivita, është padyshim më e shtrenjta në llojin e vet. Kurse ato dy të tjerat që do hiqnin nongratat, janë marramendëse… Shumë para për një parti e harruar në opozitë…
Këto janë kontrata për hetime, jo shpenzimet për një mbledhje partie, mbledhje e cila rrëzoi partinë e Lulit e të Gaz kallëzuesit.
Se kështu del që SPAK po punon për historitë e Lulit e Gazit…

