HomeAktualitetDosja X

Përgjimet e SKY ECC, ITALIA DHE SPANJA VENDOSIN SI PJESA TJETËR E EUROPËS: “Nuk janë të përdorshme, nuk mund të provohen”, Shqipëria vazhdon me afërmendsh vendime sipas SPAK (DOKUMENTET)

Përgjimet e SKY ECC, ITALIA DHE SPANJA VENDOSIN SI PJESA TJETËR E EUROPËS: “Nuk janë të përdorshme, nuk mund të provohen”, Shqipëria vazhdon me afërmendsh vendime sipas SPAK (DOKUMENTET)

Kur organet ligjzbatuese Franceze “çmontuan” servarat e “SKY ECC”, nisi një valë arrestimesh anë e kënd botës.

Prokuroria franceze duke “ndarë” gjuhët e gjetura sipas shteteve, i nisi tek secili vend sipas gjuhës që konstatuan nëpër biseda.

Prokurorët, morën bisedat, i zbardhën, i vunë secilit “PIN” nga një “identitet” dhe secilit identitet nga një krim mbi supe.

U lëshuan dhjetra mijëra urdhër arreste anë e mbanë botës. Në europë e në Shqipëri natyrisht.

Metodologjia ishte e njëjtë. Merr folderat nga francezët, përktheji, shkruaj urdhër arrest, firmos, arresto e nxirr në gjyq.

Shumica e të pandehurve pretendojnë se kurrë nuk kanë patur në përdorim një aplikacion të tillë, e megjithë pretendimet, kjo duket se nuk i ka interesuar prokurorëve të cilët kanë dhënë pretenca, pa hetime të thelluara, e po ashtu as gjykatësve të cilët i kanë rënë çekiçit në bazë të përgjimeve që u quajtën “prova”.

Por çdokush ka të drejtë të kërkojë të drejtën dhe të luftojë për të deri në fund.

Kështu megjithë mosbesimin që patën tek drejtësitë e vendeve të veta ku u gjykuan, disa prej të pandehurve zgjodhën që t’i drejtohen Gjykatës Europiane duke pretenduar pavlefshmërinë e provave të SKY ECC për të cilat mbaheshin të izoluar.

Gjykata Europiane e Drejtësisë në prill të vitit 2024 mori vendim duke vënë “piketat” se si mund të quhen të përdorshme provat e marra nga SKY ECC.

Vendimi i prillit 2024 nga Gjykata Europiane që vendos qartësisht se si merren, administrohen dhe më pas kthehen në akuza materialet e marra nga serverat e SKY ECC i hapi rrugë individëve që secili në shtetet e veta të kërkonte pavlefshmëri.

Kështu pas disa shteteve europiane që kanë zhveftësuar “provat” e SKY ECC, tani së fundmi janë dy shtete të tjera që NUK njohin materialet e marra nga autoritetet franceze.

Sipas këtij vendimi të siguruar nga redaksia e priza.al, më datë 17 nëntor 2025, Gjykata e Imperias (Dhoma Penale) drejtuar nga Gjykatës Doktor Antonio Romano ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë së Genovas të cilët kishin ngritur akuza ndaj shtetasit Andrea Chiaiso duke u bazuar në provat e siguruara nga SKY ECC.

Gjyqtari Antonoi Romano shkurtimisht ka arsyetuar në vendimin e tij në disa pika:

-Provat janë të pa përdorshme sepse nuk provohet të jenë autentike

-Askush nuk jep garanci që janë të dhëna reale të marra nga bisedat e të presupozuarve “komunikues”

-Nuk dihet se si janë marrë, si janë dekriptuar dhe se sa të vërteta janë.

-Duke qenë se përgjimët e përfituara nga SKY ECC në shumicën e rasteve janë prove e vetme e drejtëisë, është e pa mjaftueshme për të provuar akuzat.

Me këtë arsyetim gjykatësi i Dhomës Penale në Gjykatën e Imperias, Antonio Romano vendosi ta rreshtojë Italinë krah shteteve të tjera Europianë të cilat në unison me njëra tjetrën, po unifikojnë vendimet që kanë të bëjnë me çështjen e SKY ECC.

Rasti i Italisë nuk është as i vetmi dhe as i fundit.

Fill pas vendimit të Gjykatës së Imperias, një tjetër gjykatë europiane, e konkretisht ajo e Valencias, në një çështje të ngjashme me një grup të pandehurish dhe të dënuarish për trafik drogë, mori të njëjtën vendim.

Trupa gjykuese e përbërë nga Presidentja e Gjykatës Zonja Carmen Melero Villacanas-Lagranja, së bashku me gjyqtaren Zonja Lucia Sanz Diaz dhe Gjyqtarin Don Lamberto J. Rodrigoz Martinez vendosi që provat e SKY ECC që cuan pas hekurave një grup “të strukturuar” kriminal, janë të pa përdorshme. Argumentet? Pothuajse njësoj si gjykatat e tjera europiane.

Po në Shqipëri?

Pasi autoritetet franceze “hapën” serverat e SKY ECC, prangat “kërcitën” edhe në Shqipëri. Me qindra persona u arrestuan dhe me dhjetëra grupe kriminale na u prezantuan.

Janë publikuar dhe kemi lexuar pafundësi bisedash mes të fortësh, të cilët nuk e dimë a janë ata apo jo, por të “fortët” janë në burg, ani pse përveç bisedave nuk është bërë publike asnjë provë që të “lidhë” llogjet e bisedave nëpër aplikacione, me kryerjen faktike të veprës penale për të cilën akuzohen.

Por afermendsh, në Shqipëri do të rrish në burg. Që kur Altin Dumani, prokuror i Republikës, madje më shumë se një prokuror, një kryeprokuror SPECIAL, si drejtues i SPAK deklaroi pa asnjë droje se: “Afërmëndsh gjykata do vendosë çfarë kërkon prokuroria”, asnjë gjykatës nuk ka “dalë” mbi llafin e Dumanit, që mesa duket në Shqipëri vlen më shumë se “LIGJI” dhe “KUSHTETUTA”.

Vlen më shumë edhe se drejtësia europiane madje.

Priza.al po publikon vendimet e plota të gjykatave në Itali dhe Spanjë për çështjen e SKY ECC me shpresë se edhe gjykatësit tanë diçka do të lexojnë dhe mësojnë nga kolegët e tyre europianë dhe të japin shembull se zbatimi i ligjit dhe jo represioni ligjor, janë hapi i parë i një shteti me pamje “normale”.