HomeDebat

Erjon Braçe akuzon PD: Thanza i dënuar dy herë në Itali, e votuat dy herë në Kuvend, kjo është arsyeja pse ulërini kundër ONM

Erjon Braçe akuzon PD: Thanza i dënuar dy herë në Itali, e votuat dy herë në Kuvend, kjo është arsyeja pse ulërini kundër ONM

Pas bërjes publike të dosjes së gjyqtarit Admir Thanza ka ardhur dhe reagimi i deputetit socialist Erjon Braçe.

Braçe ka akuzuar PD e cila e ka votuar si Gjyqtarë dy here në Kuvend. Më tej deputeti shkruan se kjo është arsyeja pse PD ulërinte kundër OMN-së.

Thanza u gjetën një sere shkelje në deklaratën e pasurisë, por edhe sa i përket pastërtisë së figures së tij. Gjyqtari rezultonte të ishte dënuar në itali për vjedhje në bashkëpunim, e megjithatë në vendin tonë kishte qenë dy herë gjykatës, në Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë.

Reagimi i Erjon Braçes:

E pashembullt! Në dy gjykatat më të larta të vendit dhe i dënuar për vjedhje?!

Ky zotni i Drejtësisë,
është votuar dy herë nga Kuvendi i Shqipërisë,
hem si gjyqtar në gjykatën Kushtetuese!!!!!!!!!!,
hem si gjyqtar në gjykatën e Lartë!!!!!!!!!!!

I dënuar dhe i votuar në Kuvend!
Kjo është arsyeja që PD e jo vetëm ulërinte kundër Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit!

E DONIN JASHTË ME ÇDO KUSHT!