HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Ka apo s’ka reforma me Ramën… kë Berishë të besojmë?

VIDEO/ Ka apo s’ka reforma me Ramën… kë Berishë të besojmë?

Nuk është hera e parë (sigurisht as e fundit) që Berisha mohon çfarë ka thënë dhe deklaruar. Të njëjtën gjë bëri edhe me qëndrimin ndaj Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale.

Në fillim e bojkotoi, pastaj akuzoi Ramën se do ta përmbysë, pastaj tha që do ta bënte vetë, pastaj që nuk do marrin pjesë në tryezë me PS dhe sot deklaroi që janë në tryezë, sikur të mos kishte bërë asnjë deklaratë më parë.

Gazeta TemA sjell disa prej qëndrimeve të fundit të Berishës lidhur me këtë çështje dhe i kërkon opozitës të ndajnë mendjen dhe të sqarojnë se cili është mendini i tyre përfundimtar për këtë çështje.