HomeBota

Atentat gjeneralit rus në Moskë, qëllohet me armë zjarri jashtë banesës së tij! Vladimir Alekseyev ishte pjesë e delegacionit rus në Abu Dhabi

Atentat gjeneralit rus në Moskë, qëllohet me armë zjarri jashtë banesës së tij! Vladimir Alekseyev ishte pjesë e delegacionit rus në Abu Dhabi

Gjenerali rus Vladimir Alekseyev u qëllua me armë zjarri të premten në Moskë.

Një person i paidentifikuar, qëlloi disa herë drejt Alekseyev jashtë rezidencës së tij në autostradën Volokolamskoye në veriperëndim të qytetit dhe iku nga vendi i ngjarjes, tha zëdhënësi i Komitetit Hetues Rus në një deklaratë.

Alekseyev u dërgua në spital. Hetuesit po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po kryhen kërkime për të gjetur autorin. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë, sipas mediave shtetërore ruse.

Ai ishte pjesë e delegacionit rus në Abu Dhabi, ku më 4 dhe 5 shkurt u zhvillua raundi i dytë i bisedimeve me Ukrainën, me ndërmjetësimin e SHBA.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se qëndron prapa atentatit,duke e cilësuar një përpjekje të qëllimshme për të penguar bisedimet e paqes.

Alexeyev ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Ukrainë, duke marrë pjesë në bisedimet me Ukrainën gjatë rrethimit rus të Mariupolit në vitin 2022.

Ai u dërgua gjithashtu për të negociuar me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili udhëhoqi një kryengritje të shkurtër dhe të përgjakshme në qershor 2023.

Ukraina ka marrë përsipër disa sulme ndaj figurave ushtarake ruse në të kaluarën. Zyrtarët e inteligjencës ruse pretenduan se kishin penguar një tentativë sulmi ndaj një ushtari rus në Shën Petersburg në fund të muajit të kaluar.

Një burrë u burgos në janar për vrasjen në vitin 2024 të një gjenerali tjetër, Igor Kirillov, në një shpërthim jashtë një blloku apartamentesh në Moskë. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës kishte thënë se ishte pas sulmit.