HomeAktualitetDebat

Sa ndikon reforma në drejtësi në votën tuaj? Sondazhi: Shqiptarët, të zhgënjyer nga drejtësia e re

Sa ndikon reforma në drejtësi në votën tuaj? Sondazhi: Shqiptarët, të zhgënjyer nga drejtësia e re

Reforma në Drejtësi, e konsideruar prej vitesh si shtylla kryesore e transformimit institucional në vend, duket se ka humbur ndjeshëm peshën e saj në gjykimin e qytetarëve.

Të dhënat e sondazhit të fundit tregojnë një nivel të lartë zhgënjimi dhe indiference ndaj rezultateve të saj konkrete.

78.5% e të anketuarve shprehen se Reforma në Drejtësi ndikon pak në gjykimin e tyre politik, pasi janë të zhgënjyer nga ecuria dhe rezultatet e saj.

Një tjetër grup, 19.4%, deklaron se Reforma nuk ka ndikuar aspak në gjykimin e tyre politik, duke theksuar se kanë qenë që në fillim kundër saj.

Ndërkohë vetëm 2.1% e të anketuarve shprehen se Reforma në Drejtësi ka ndikuar shumë, madje edhe në ndryshimin e votës.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.7%