HomeSport

Sulmuesi shqiptar është kryefjala e futbollit turk, analisti dhe ish-futbollisti Erman Ozgur: Muçi vlen 20-25 milion euro

Sulmuesi shqiptar është kryefjala e futbollit turk, analisti dhe ish-futbollisti Erman Ozgur: Muçi vlen 20-25 milion euro

Ernest Muçi po shkëlqen me fanellën e Trabzonspor, teksa po shënon rregullisht. Te Trabzon duket se kanë pak dyshime, me klubin që me gjasë do të kërkojë të blejë kartonin e lojtarit, i cili zotërohet nga Besiktas.

Ish-futbollisti i njohur turk, Erman Ozgur tha se Trabzonspor mund të përfitojë në aspektin ekonomik në të ardhmen, nga shitja e Muçit. “Ne kemi parë një recital të mirëfilltë të Muçit. Për shembull, nëse Trabzonspor do të blinte Muçin nga Beshiktashi këtë sezon dhe ta shiste atë për 20-25 milionë euro, unë nuk do të çuditesha aspak nëse gjërat vazhdojnë kështu. E kam fjalën a nuk vlen aq ky lojtar? Meqë ra fjala, sa është shifra e klauzolës? 7 milionë? Duhet të jetë diçka e tillë. Beshiktashi e bleu për 11 milionë, ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e tyre kur mbërriti. Tani nëse Trabzonspori e blen për 8 milionë dhe e shet për 20 milionë, unë nuk do të çuditesha, pasi ai ka bërë një diferencë të pabesueshme”, tha ish-futbollisti duke treguar se Muçi vlen më shumë se sa vlera aktuale e kartonit të tij.

“Për shembull, edhe nëse thuhet se ai nuk bën shumë gjëra, ai ka dribluar kundërshtarë, është munduar t’i mposhtë në një kundër një, ka dhënë asiste fantastike, pasime kyçe të shkëlqyera, ka tentuar gjuajtje… Ai e shkaktoi dhe e shënoi penalltinë. Gjë që i jep një shans që të shkojë në Kupën e Botës me Shqipërinë.