Me të njëjtën strategji, pa strategji dhe me kaos si në protestat e kaluara, por më të dhunshëm dhe dukshëm me më pak pjesëmarrje, nisi e bitisi edhe episodi i radhës së ‘kilometrit të fundit’ të Berishës me pretendimin për të rrëzuar qeverinë.
Pamjet ekskluzive me dron të Report Tv treguan se sa kanë firuar mbështetësit e Berishës në protestën e 10 shkurtit krahasuar me atë të 24 janarit. Si në çdo protestë, nisja e protestës kur Berisha del nga selia blu. Edhe këtë herë me në krah Flamur Nokën.
Në të njëjtën kohë me Berishën para kryeministrisë u grumbulluan edhe një grup të rinjsh, që përveçse me pankartave, ishin të maskuar me kapuça dhe maska kirurgjikale, si një grup zjarri gati për të sulmuar Kryeministrinë efekte momenti kur mbërrijnë me pankarta
Pas fjalimeve të disa prej drejtuesve të partisë, fjalën e merr vetë Berisha i cili ia kujton militantëve arsyen kryesore të tubimit.
Dhe pas kësaj fjalie sërish e njëjta ‘deja vu’, Berisha valëvit një flamur dhe drejt Kryeministrisë molotovë dhe fishekzjarrë. ‘Revolta’ e parapërgatitur para Kryeministrisë zgjati më pak se 2 minuta dhe sërish nuk i rezistoi ujit të autobotëve të policisë Efekte uji shpërndan protestuesit. Këtë herë nuk u desh përdorimi i gazit lotsjellës para godinës së qeverisë.
Berisha ikën me makinë për të ndjekur nga selia e PD vijimin e ‘kryengritjes’ së tij, ndërsa pamje me dron ekskluzive të Report Tv tregojnë se para Kryeministrisë mbeten një numër shumë i vogël militantësh.
Minorenë dhe persona të maskuar prishin rrethimin e Kryeministrisë. Kjo situatë detyroi policinë që me megafon të bënte thirrje për largim të fëmijëve nga protesta.
Mungesa këtë herë e një direktivë nga mikrofoni për të shkuar te parlamenti, kërkoi ndërhyrjen e Gazment Bardhit për t’i marrë protestuesit e fundit nga Kryeministria.
U deshën më shumë se 30 minuta për t’u mbledhur para godinës së seancave plenare të parlamentit dhe tensioni filloi. Në rresht të parë nuk mungojnë Flamur Noka dhe Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu.
Kur dukej se situata do të vijonte vetëm me shtyrje, pabesisht, në mënyrë të menjëhershme në mes të policëve u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë duke rrezikuar seriozisht jetën e disa policëve.
Vetëm në këtë rast 3 prej efektivëve morën djegie të rënda në trup. Gazi lotsjellës dhe uji i shpërndau në pak sekonda protestuesit.
Pas minutave të kaluara, të udhëhequr nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike një numër i vogël protestuesish u rikthyen sërish para Kuvendit, por këtë herë policia ujin dhe gazin e hodhi menjëherë, duke i paraprirë molotovëve të tjerë.
Një efektiv policie u transportua me barelë drejt spitalit në gjendje më të rëndë.
Gjithsej në spital përfunduan 19 policë, të ndarë te Trauma dhe në QSUT, të cilët u vizuan nga ministrja Koçiu dhe kryepolici Proda. Nga pala tjetër në spital mbërriti deputeti Bledjon Nallbati, i cili u pa në një përplasje me forcat speciale, si dhe një qytetar. Ndërsa, 20 protestues të dhunshëm u shoqëruan në polici.
Pak para orës 21:00 kur tashmë edhe protestuesit e fundit të dhunshëm ishin strehuar brenda Selisë së PD, njëjti si herën e kaluar Sali Berisha foli poshtë zyrës së tij. Me superlative për protestuesit që sipas tij “zotëruan qytetin”, paralajmëroi edhe më shumë dhunë, ndërsa ‘rrëzimi i qeverisë’ militantëve u tha se do të shtyhet me 10 ditë.
“Po jemi të gatshëm, më të gatshëm se kurrë t’i japim atë që meritojnë. Me datën 20 shkurt është dita jonë, dita e fitores, të rinjve dhe gjithë protestuesve. Fitore! Fitore! Fitore!”, tha Berisha.
Pas më pak se 4 orëve të tubimit, ajo ç’ka mbeti pas rrugëve të Tiranës, molotovë të pashpërthyer fatmirësisht, shfaqen si dëshmi që pasojat në të lënduar mund të ishin edhe më të rënda efekte molotovë dhe fishekzjarrë rrugëve.

