Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është larguar nga detyra pas plot 13 vitesh.
Në mbledhjen e sotme informale të ministrave, është komunikuar se për arsye shëndetësore Engjëll Agaçi tërhiqet nga posti si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave
Agaçi ka pasur telashe me drejtësinë edhe është thirrur në SPAK për disa çështje.
Pasuesja e tij në këtë post të rëndësishëm është Elsonida Rama, e cila aktualisht mban pozicionin e drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe është përfshirë në grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal.
Më herët, Rama ka punuar gjithashtu në Kryeministri te drejtoria Juridike.
Prezantimi i saj para ministrave është bërë në mbledhjen e sotme.

