Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që planifikojnë të ndjekin ndeshjet e Kupës së Botës FIFA 2026™ në SHBA, të aplikojnë sa më parë për vizën amerikane.
“Të gjithë tifozët e Kupës së Botës FIFA 2026™ kanë nevojë për dokumentacionin e duhur të udhëtimit për të vizituar Shtetet e Bashkuara.
Tifozët që kanë nevojë për vizë amerikane, aplikoni SOT! Nuk keni pse të prisni derisa të keni blerë biletat për ndeshjet e Kupës së Botës FIFA 2026™ për të aplikuar për vizë.
Ne lëshojmë viza vetëm për aplikantët që kualifikohen sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara. Vizitoni https://al.usembassy.gov/fifa-world-cup-26/ për të filluar aplikimin tuaj”, thuhet ne njoftimin e ambasades.

