HomeAktualitet

Rama uron pavarësinë e Kosovës: Keqardhje që s’mund të jem pjesë e manifestimit popullor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Rama uron pavarësinë e Kosovës: Keqardhje që s’mund të jem pjesë e manifestimit popullor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryeministri Rama ka urua Kosovën në 18 vjetorin e saj të pavarësisë.

Në një postim në Facebook kryeministri Rama ka ndarë foto nga vizita e tij e djeshme në Prishtinë ku u takua me Presidenten Vjosa Osmani dhe me homologun e tij, Albin Kurti.

“Keqardhje që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritet me 4 pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkruan kryeministri.

MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë