HomeAktualitetDiaspora

“E gjithë Kosova në këmbë”! Thirrje për drejtësi jopolitike: Mijëra qytetarë mblidhen në Prishtinë

“E gjithë Kosova në këmbë”! Thirrje për drejtësi jopolitike: Mijëra qytetarë mblidhen në Prishtinë

Kur kanë mbetur edhe pak minuta nga nisja zyrtare e protestës për atë që organizatorët e cilësojnë si padrejtësi në Haga ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mijëra qytetarë janë mbledhur në qendër të Prishtinës.

Me pankarta në duar dhe thirrje për “drejtësi jopolitike”, protestuesit shprehen se proceset gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së duhet të jenë të drejta, të paanshme dhe të bazuara vetëm në prova.

Pamjet nga terreni tregojnë një mobilizim masiv të qytetarëve nga të gjitha trevat e Kosovës, ndërsa organizatorët e cilësojnë këtë si një nga protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë në vend.

Protesta pritet të nisë zyrtarisht në minutat në vijim, ndërsa forca të shumta policore janë vendosur në terren për të garantuar mbarëvajtjen e saj.