HomeAktualitetDebat

Mbledhja e Bordit të Paqes, liderët e vendeve anëtare priten në Uashington

Mbledhja e Bordit të Paqes, liderët e vendeve anëtare priten në Uashington

Liderët e rreth 40 shteteve po priten aktualisht në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington, në takimin përurues të Bordit të Paqes, një nismë e Presidentit amerikan Donald Trump.

Pasi të përfundojnë pritjet e delegacioneve, në orën 14:40 (me orën shqiptare) do të bëhet fotoja familjare dhe në 15:00 nis zyrtarisht mbledhja.

Mes liderëve të pranishëm do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Fjalën e mirëseardhjes do ta ketë shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, si dhe zv.Presidenti i Amerikës.

Mes personaliteteve të pranishëm që do të mbajnë një fjalim janë Sekretari amerikan i Shtetit Rubio, Steve Witkoff, Tony Blair dhe Jaerd Kushner.