Dy persona vdiqën dhe një tjetër mbeti i plagosur pasi një mjet i tonazhit të rëndë përplasi një ‘Volkswagen’ dhe ra nga lartësia në autostradën pranë rrethrrotullimit të Teg-ut, pasditen e sotme.
Por në këtë rrugë nuk është rasti i parë me pasoja fatale për jetën. Vetëm tre vite më parë në të njëjtin vend humbën jetën tre të rinjtë Klevis Rucaj me 2 mikeshat e tij pasagjere, Sikela Përroj dhe Erisilda Abedini.
Ashtu si tre vite më parë edhe aksidenti që i mori jetën dy të huajve nga Egjipti sot ka të njëjtën dinamikë: Kamioni pompë betoni po lëvizte në Unazën Lindore të Tiranës, nga Farka në drejtim të Tegut, kur u përfshi në aksident. Kamioni i cili drejtohej nga një shofer nga Egjipti, hyn me shpejtësi të lartë në drejtim të rrethit duke përplasur autoveturën që vinte nga krahu i majtë dhe po priste përparësinë e kalimit.

