HomeAktualitetDebat

Vëllai i ish-kandidates së PD u emërua si zv.drejtor, shpërthen Edmon Spaho: Berisha e gënjeu Elizabetën, ashtu bëri edhe me mua! Burri mbahet nga fjala

Vëllai i ish-kandidates së PD u emërua si zv.drejtor, shpërthen Edmon Spaho: Berisha e gënjeu Elizabetën, ashtu bëri edhe me mua! Burri mbahet nga fjala

Ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho, ka reaguar në lidhje me emërimin e vëllait të kandidates për deputete të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Elizabeta Rredhit, Rubin Redhi si zv/drejtorit të përgjithshëm në Autoritetin Portual Durrës.

Në një postim në Facebook, Spaho shkruan se emërimi i Redhit në këtë post, është tërheqja e votave të djathtës drejt PS.

Më tej ish-deputeti ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Sali Berisha se e ka gënjyer Elizabeta Redhin, siç e ka gënjyer atë dhe disa përfaqësues të tjerë të opozitës.

“Mos i gënjeni njerëzit, mos premtoni dhe pastaj i zhgënjeni, sepse ata do ikin, sikurse kanë ikur me gjithë fiset që përfaqësojnë”, thekson ai në postimin e tij.

Ky nuk eshte bashkepunim mes te majtes dhe te djathtes por terheqje e votave te se djathtes nga e majta.

Motres se ketij djali, Berisha i premtoi qe do jete ne listen e mbyllur te PD, por e genjeu si edhe disa te tjere. Keshtu me genjeu edhe mua..

Te gjithe keta, u shkeputen prej te djathtes dhe po kalojne majtas.

Mos i genjeni njerezit, mos premtoni dhe pastaj i zhgenjeni, sepse ata do ikin, sikurse kane ikur me gjithe fiset qe perfaqesojne.

Njerezit nuk jane lolo qe te luani ju.

Kush paguan per cfare beni ju? Demokratet e varfer qe ju ndjekin nga pas.