Në garë me kohën, qindra ekipe kërkim shpëtimi në Indonezi po vijojnë punën për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti me magnitude 7,7 të shkallës Rihter që goditi Vendin. Dhjetëra ndërtesa janë shembur tërësisht ndërsa autoritetet raportojnë deri më tani 47 viktima dhe qindra të plagosur.
Numri I viktimave pritet te rritet ne menyre te ndjeshme ne oret ne vijim pas raporimeve te familjareve per shume te zhdukur.Ministria e Punëve Sociale në Indonezi ka akorduar një fond prej më shumë se 200 mijë eurosh për të ndihmuar të prekurit me ushqime, veshmbathje dhe struktura akomoduese.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti goditi rajonin Flores të Indonezisë me një thellësi prej 10 kilometrash në orën 5:58 të mëngjesit sipas kohës lokale. Tërmeti fillestar u pasua nga disa lëkundje pasuese me nje tjeter termet me magnitude 6.6 te shkalles Rihter në ishullin Sumatra, ishullin me te madh te Indonezise.
Pamjet e publikuara kudo ne rrjetet sociale por edhe ne mediat Indoneziane treguan paciente ne disa spitale qe vraponin per tu evakuar nga ndertesa si mase paraprake pas termetit, per shkak te frikes per pasgoditje.
Stafi i spitalit zhvendosi jashtë pajisjet dhe shtretërit, dhe ngriti zona të përkohshme trajtimi për t’u përshtatur me kushtet e emergjencës.
Indonezia është e prirur ndaj tërmeteve dhe aktivitetit vullkanik, e shtrirë përgjatë pikës së takimit të tre pllakave kryesore tektonike.

