Një përplasje e ashpër virtuale ka ndodhur mes organizatorëve të protestës qytetare, në ditën e 77-të të ashtuquajturës “Revolucioni Flamingo”, shkak për të cilat është bërë mënyra e organizimit dhe marshimi i zakonshëm nëpër rrugët e kryeqytetit.
Përplasja ka nisur menjëherë pas një publikimi të bërë nga gazetarja e turizmit Flora Xhemani Baba e cila ironizoi thirrjen për marshim, duke e krahasuar atë me xhiro të darkës ose siç thuhet në zhargonin e përditshëm “me çunat”.
“Me frikën se mos ndonjë “grup rebel” nga Diaspora dilte nga rreshti e bënte ndonjë të pabërë, Shtabi i Përgjithshëm doli me udhëzime të qarta; deri në 9.30 me Mikrofonin, pas orës 9.30, me çunat. S’ka au iu…!” shkroi gazetarja krahas videos së publikuar në të cilën shfaqej aktivistja Sidorela Vatnikaj duke bërë thirrje për marshimin e radhës në Tiranë.
Reagimi i kësaj të fundit nuk ka vonuar. Brenda pak minutash Vatnikaj i është kundërpërgjigjur gazetares duke e cilësuar reagimin e saj si negativitet dhe fake news.
“Çfarë ndryshimi ka marshimi i sotëm i nisur pas 21:30 nga marshimi që ndodh çdo ditë në të njëjtën orë? Nuk ka asnjë ndryshim dita e sotme. Megjithatë, më bën përshtypje që të paska bërë përshtypje një fjali që tregon diçka që ndodh për natë, më shumë sesa thirrjet kundër krimit e korrupsionit. Bëhu pjesë e lëvizjes që po ndryshon Shqipërinë, negativiteti dhe fake news nga rrjetet sociale nuk të vlejnë as ty vetë, lëre më Shqipërisë. Nesër më shumë!” u përgjigj Sidorela Vatnikaj.
Menjëherë pas Sidorelës kanë reaguar dhe aktivistë të tjerë të cilët kanë mbështetur “Revolucionin Flamingo” që në ditët e para të protestës. Në mesin e tyre Luçiana Kokaj dhe Artion Zotkaj, të cilët shkruajnë se përmes këtij reagimi gazetarja Flora Xhemani Baba ka lënë të kuptohet se nuk është pro protestës, ndryshe nga seç ka pretenduar.
Mirëpo gazetarja nuk e ka lënë me kaq. Ajo i është kundërpërgjigjur dyshes aktiviste, duke u thënë se është për të ardhur keq që nuk e kanë kuptuar akoma se kështu po marrin në qafë një popull të tërë.
Reagimet:
Luciana Kokaj
Keto statuset kundër protestes i sherbejne vetem atyre qe se duan protesten, dhe statuse te tilla nga njerez qe pretendojne se e duan protesten si kuptoj.
Artion Zotkaj
Kush fiton nga kjo gje ? Keni dite qe te sinkronizuar keni filluar te flini, me mullixhiun per inat te vjerres. Ne fund fare kuvendi do pjelli nje parti se protesten se therret dot.
Reagimet e gazetares:
Luciana Kokaj vetëm ti nuk duhet të kishe komentuar në këtë postim. Kushdo tjetër le të ishte.
Artion Zotkaj është për të ardhur keq që nuk e kuptoni (ose nuk ju plas), që po merrni më qafë një komb.

