Përçahet “revolucioni i flamingove”! Frrok Çupi: Protesta është me stofin e PD, do zoti nuk vritet ndonjë! Ligji të veprojë sa s’është vonë

Përçahet “revolucioni i flamingove”! Frrok Çupi: Protesta është me stofin e PD, do zoti nuk vritet ndonjë! Ligji të veprojë sa s’është  vonë

Sherr dhe përplasje të fortë është shënuar mbrëmjen e së dielës, në protestën para Kryeministrisë. Përplasja duket si mes dy grupimeve që kanë dalë në shesh prej fillimit. Ata janë përplasur fizikisht mes tyre dhe kanë qe qenë ndërhyrja e personave të tjerë që shmangu agravimin e situatës.

Analisti Frrok Çupi thotë se dhuna e ka dominuar këtë protestë. Në një intervistë për ABC News, ai u shpre se protestuesit janë dalluar për thirrjet e dhunës, ndaj dhe drejtësia duhet të veprojë.

“Kjo ishte një përplasje e domosdoshme mes tyre. Për shkak se është krijuar si fole konflikti, në errësirë të plotë. Në ilegalitet, erdhën ilegalë pa e njohur njëri-tjetrin. Janë ushtrimi i instikteve të dhunës.

Ata erdhën pa e kuptuar se kush është kush, prej gjithë kësaj kohe nuk e dinin kush ishte, ecën në mënyrë të pasigurtë, pa drejtues, pa qartësi. Konflikti tani është i domosdoshëm, kanë 70 ditë, tani po njohin njëri-tjetrin. Një 10 mijë euro që kishin për të ndarë dje, dhe ferrën njëri-tjetrit.

Kanë shitur interesa, shpirtin, marrëdhëniet familjare, vendin. Stabiliteti i tyre është mbajtur prej dhunës. Ky është fenomen i krijuar jashtë mitrës së vendit. Këta kanë instikte të çuditshme dhune. Qytetarët e duan të lirë siç e kanë pasur. Po sikur ata të vrasin njëri-tjetrin?

Konflikti i tyre është i domosdoshëm për të realizuar paqen qytetare. Marrëdhëniet e opozitës me këtë grupim, është njësoj si tenxherja me garuzhden. Protesta është me stofin e PD”, theksoi ai.