HomeAktualitet

Gjenerali amerikan takohet me ministrin e mbrojtjes: Shqipëria ka bërë progres mbresëlënës në mbrojtjen kibernetik

Gjenerali amerikan takohet me ministrin e mbrojtjes: Shqipëria ka bërë progres mbresëlënës në mbrojtjen kibernetik

Gjenerali amerikan Chris McKinney nga Komanda Evropiane e SHBA-së u takua këtë javë në Tiranë me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji dhe udhëheqës të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Lajmin e ka bërë me dija ambasada amerikane në Tiranë, e cila thekson se Shqipëria ka bërë progres mbresëlënës në mbrojtjen kibernetik

“Gjenerali i Brigadës Chris McKinney nga Komanda Evropiane e SHBA-së u takua këtë javë në Tiranë me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji dhe udhëheqës të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Diskutimet u përqendruan në sigurinë rajonale, shpenzimet e mbrojtjes, rëndësinë e lëvizshmërisë ushtarake përmes Korridorit VIII Pan-Evropian dhe progresin mbresëlënës të Shqipërisë në aftësitë e mbrojtjes kibernetike”-shkruan ambasada.