Zero shtesë sharlatanëve të drejtësisë! Zoti Rama mjaft u ankuat te “askushi”… I keni votat për ta “pshurrur” Kushtetuesen antikushtetuese deri kur të përgjigjet Komisioni i Venecias!

Zero shtesë sharlatanëve të drejtësisë! Zoti Rama mjaft u ankuat te “askushi”… I keni votat  për ta “pshurrur” Kushtetuesen antikushtetuese deri kur të përgjigjet Komisioni i Venecias!

Kur një zyrtar i shtetit, qeveritar ose institucion shkel parimet kushtetuese duke abuzuar me pushtetin, kjo sjellje duhet të ndiqet penalisht, përmes disa neneve specifike që ndëshkojnë krimet shtetërore dhe shpërdorimin e detyrës.

Por a janë në shkelje të Kushtetuetës instuticion si KLGJ, KLP dhe Gjykata e “sokolët” e Sadushit që kanë marrë revansh, duke marrë kompetencat e Parlamentit, Qeverisë dhe instuticioneve financiare.

Vërtet ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese por gjykata Kushtetues nuk urdhëron dot askend për zbatimin e ligjit për pagat e saj, sepse ligjet për rritjen e pagave i nxjerr qeveria e besuar nga sovrani dhe i miraton Kuvendi.
Pra Gjyjkata Kushtetues thjesht ka konstatuar sipas intresit të saj e dyshuar… antikushtuetshmëri për rritjen e pagave të magjistrave, sistem brënda të cilit bënë pjesë dhe ajo vetë.

Nxitim për të grabitur paratë e popullit dhe për të “shqyer” thesarin dhe buxhetin e shtetit quhen veprimet e një pas njëshme të këtyre shkallabanëve, të cilët nuk prodhojnë asgjë dhe nga analfabetizmi i qëllimshëm deri në arrogancë buxheti i sistemit u duket si qesja e tyre, kur është qesja e tjetër kujt…e taksapaguesve

Thesari i Shtetit nuk është kasaforta e një pushteti. Është institucioni ku ekzekutohen pagesat që urdhëron ligji… pikërisht liiiigji. Jo vendime që burojnë nga interesi i atyre që i marrin. Në një shtet normal, askush nuk i jep vetes të drejtën të urdhërojë pagesa publike jashtë mekanizmit ligjor. Aq më pak pushteti që duhet të jetë arbitri i ligjit. Edhe i famshmi vendim me numër 15, i Gjykatës Kushtetuese bëhet i zbatueshëm vetëm pasi e njeh ligji dhe, jo sindikata antikushtetutë e drejtësisë. shkruan juristi Ylli Manjani.

Kjo është mëse e vërtetë, ndaj kryeministri duhet të jetë koshint për veprimet skandaloz të të gjitha këtyre instuticioneve, që flasin në emër të drejtësisë.

Pagat më të larta si sistem në gjithë rajonin, duke lënë pas edhe një vend si Greqia anëtare e vjetër e BE është nje tjetër skandal… grabitje me ligj, nga ata që nuk bëjnë as detyrën e tyre, por ngatërrojnë sovranitetin e pamerituar të dhënë nga ky parlament, që do riformatuar me njerëz që mbrojnë dhe i japin dinjitet shtetit dhe Republikës.

Ndaj zoti Rama duhet të bëhet burrë se nuk u bë kurrë në këto 13 vite si kryeshtetar…ta pshurri vendimin e Kushtetueses dhe të hedhi për votim me një jo të grupit parlamentare të PS rritjen e pagave të “padrejtësistave”

Kuvendi duhet të vendosë më 17 shtator për pezullimin e përkohshëm të zbatimit të Vendimit Nr. 15, datë 17 shkurt 2026 të Gjykatës Kushtetuese, derisa të marrë nga Komisioni i Venecias opinionin, nëse ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është në përputhje me frymën e Kushtetutës së Shqipërisë.

Nëse ndodh atëhere do shikojmë se çfarë do bëjnë Kushtetuesit, Spakistë, KLGJ dhe KLP dhe g…i nënës së tyre. A do e padisin Kuvendin në SPAK apo do vazhdojnë lehjet me shoqatat e “pëllumbave” dhe sorrave të sistemit më pervers që ka parë ky vend…drejtësia. /Ekskluzive.al