HomeAktualitetKryesore

Drejtësi, apo “hjekse” e krimit? Nëse gjykata do t’i liroi piromanët e kapur në flagrancë atëhere Edi Rama qeveria dhe parlamenti kanë rënë!

Drejtësi, apo “hjekse” e krimit? Nëse gjykata  do t’i liroi piromanët e kapur në flagrancë atëhere Edi Rama qeveria dhe parlamenti kanë rënë!

Një ditë pas protestës së 17 prillit, Blutë e Tiranës informuan se në pranga kanë rënë 11 protestues.

Grupi i zjarrit të Sali Berishës, që maskohen me pankarta dhe kapuç, është kapur në flagrancë nga policia, duke hedhur molotovë në drejtim të Kryeministrisë, por edhe me çantat e mbushura plot me lëndë prioteknike.

Por, ky lajm, është një lajm rutinë i dëgjuar dhe i stërdëgjuar nga qytetarët e Tiranës, sepse të njëjtët “molotovarë” i ke aty në çdo protestë, madje shumë më trima, sepse drejtësia e “kapur” nga Edi Rama, është e “mbarsur” me mllefin e Berishës.

Edhe pse të ndaluar, disa herë për të njëjtën vepër penale, piromanët e paguar pasi bëjnë 48 orë karantinë në qelitë e paraburgimit të Burgut 302, pasi lahen, rruhen dhe depilohen, kthehen në shtëpi si kokrra e mollës, shumë më të kuruar dhe zbukuruar se para protestës, kjo sepse gjyqtarë të dyshimtë hedhjen e lëndëve djegëse dhe shpërthyese, nuk e quajnë vepër penale, por një mjet për të protestuar.

Mirëpo, kodi penal i RSH nuk ka asnjë rrjesht që thote, se të sulmosh policinë dhe objektet e rëndësië së veçantë me bomba molotov, lëndë shpërthyese dhe flakadana është gallatë… mjet i protestuesve vetëm, në Shqipëri.

Sipas kodit penal të shkruajtur dhe të keq lexuar nga këta përfaqësus të (pa)drejtësisë, këta shtetas, kanë në kurriz 5 akuza:

1- “Goditje për shkak të detyrës” neni 237 dënohet 3-5 vjet burg

2- “Prishja e qetësisë publike”: Dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 muaj, për personat që kanë marrë leje për aktivitet.

3- “Shkatërrim i pronës me zjarr” mbetur në tentativë, ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 151/1, Nenet 25-28 i Kodit Penal: Denohet deri në pesë vjet heqje lirie.

4-“Kundërshtim i punonjësit të rendit” Neni 236, sanksionon veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe dënohet deri në 7 vite heqje lirie.

5-“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e mjeteve të rrezikshme” neni 278: Prodhimi i armëve dhe i municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave (edhe molotov ose kapsolla) apo minave, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim, nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Pra, edhe sikur një nga këto vepra penale të kishin kryer “molotovarët” duhet të ndaloheshin, minimumi me arrest shtëpiak, sepse nuk i’a vlen që shqiptarët të paguajnë 50 dollarë çdo ditë për këta njerëz të gënjyer me lëmosha, që i’u japin organizatorët e vërtete, të luftës me mullinjtë e erës.

A janë arma të rezikshme luftarake kapsollat dhe a është vepër penale mbajtja, përdorimi dhe përgatitja e armëve të tjera më të rezikshme brënda godinës së SHQUP dhe a e ndalon dhe e dënon ligji sipas nenit 278?

Përse, organet e policisë kriminale nuk bëjnë kontrolle brënda në SHQUP, për të ndaluar ustallarët e përgatitjes së armëve të ndaluara dhe tregëtarët që i furnizojnë, duke qenë bashkëpunëtorë në krim?

Çfarë neni të kodit penal kanë përdorur gjyqtarët, që shkelin kodin penal dhe kthehen në “hjeksa” të krimeve të kryera nga këta individ, krime që kodi penal i ka sanksionuar qartë.

Ndaj, nëse Edi Rama, qeveria e tij dhe parlamenti shqiptarë heshtin kur drejtësia tallet dhe është kthyer si një moçal që vjen era padrejtësi, më mirë të largohen, sepse këtu shteti ka rënë dhe qytetarëve po u sos durimi, me sjelljet prej “xhentelmenësh” nga strukturat e ligjit, kur vetëm “xhentilesën”, nuk ka drejtësi që e pranon. /Ekskluzive.al