Edhe e menderosur edhe … e pafat! Kryemadhi para SPAK bën humor për mesazhet e Vlorës me Agasin: Si s’na i fiku njeri radarët ne, po vetëm na i ndezin?!

Edhe e menderosur edhe … e pafat! Kryemadhi para SPAK bën humor për mesazhet e Vlorës me Agasin: Si s’na i fiku njeri radarët ne, po vetëm na i ndezin?!

Mesazhe të reja midis Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit po qarkullojnë në media ku sipas të cilave, ish-kreu i SHISH i ka thënë biznesmenit se “për të i fik të gjithë radarët.”

Këtë e komentoi edhe Monika Kryemadhi, e cila sot u paraqit në GJKKO për seancën e radhës duke mos kursyer batutat.

“E pe si i fik radarët? Dashnia gjë e madhe. Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezin”, tha Kryemadhi.