Një burrë në Kinë ka hyrë me një eskavator në një qendër zyrash qeveritare në Shaanxi, duke shembur hyrjen dhe duke dëmtuar disa pjesë të ndërtesave.
Mediat e huaja shkruajnë se një nga pistat që po shqyrtohet lidhet me një mosmarrëveshje për kompensimin financiar që dyshohet se qeveria u detyrohej banorëve të fshatrave përreth.
Për gati një orë ai vijoi shkatërrimin e ndërtesave, duke shkatërruar shkallët, tabelat identifikuese dhe dyert prej xhami. Dëme u konstatuan gjithashtu edhe në pjesën e pasme të objektit dhe në fasadat e ndërtesave të tjera.
Për shkak të situatës së rrezikshme, autoritetet urdhëruan evakuimin e menjëhershëm të punonjësve dhe qytetarëve që ndodheshin në kompleks.
“Ishim shumë të frikësuar. Askush nuk guxoi ta ndalonte”, rrëfeu një punonjës për mediat kineze.
Pas gati një ore shkatërrimesh, drejtuesi i ekskavatorit ndaloi mjetin, duke i dhënë mundësi policisë të ndërhynte. Në operacionin për neutralizimin dhe arrestimin e tij morën pjesë rreth 20 efektivë të forcave speciale të Policisë.
A man has driven an excavator into a Chinese government affairs centre in Shaanxi, demolishing entrances and damaging several buildings amid an alleged dispute over unpaid villagers’ compensation. pic.twitter.com/Oc3mDSxATt
— Al Jazeera English (@AJEnglish) November 9, 2026

