“Rusofobia” europiane: Çmimet e energjisë në krizë! BE vendeve anëtare: Përgatituni për një dimër të vështirë

“Rusofobia” europiane: Çmimet e energjisë në krizë! BE vendeve anëtare: Përgatituni për një dimër të vështirë

Bashkimi Evropian po përballet me një krizë të çmimeve të energjisë si rezultat i ndikimit të luftës në Iran në tregjet e naftës dhe gazit dhe bllokadës së gazit dhe naftës ruse nga lufta me Ukrainën, tha Komisioneri i Energjisë në një letër në të cilën ai u bëri thirrje shteteve anëtare të marrin në konsideratë marrjen e masave për të kufizuar kërkesën.

“Po përballemi me një krizë çmimesh të lidhur me një krizë furnizimi”, tha Komisioneri i Energjisë i BE-së, Dan Jorgensen, në një letër drejtuar ministrave të energjisë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Edhe pse BE tani është më e përgatitur sesa ishte në dimrin e vitit 2021, kur Rusia uli ndjeshëm furnizimet me gaz në Evropë, qeveritë evropiane duhet të përshpejtojnë përgatitjet e tyre për këtë dimër”, tha ai.

“Ju bëj thirrje të merrni në konsideratë marrjen ose vazhdimin e marrjes së masave që do të sigurojnë rezerva të mjaftueshme dhe/ose do të ulin kërkesën për gaz dhe energji elektrike për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, theksoi Dan Jorgensen.