Sali Berisha, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një situatë kritike, duke e krahasuar vendin me një të sëmurë në sallën e urgjencës që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Sipas tij, ripërtëritja e Partisë Demokratike është jetike dhe përcaktuese për ripërtëritjen e Shqipërisë.
Duke folur nga Elbasani, Berisha theksoi se mbi 600 mijë pensionistë jetojnë me pensione të pjesshme, të cilat “absolutisht nuk mjaftojnë as për dy javë ushqime”, pa përmendur ndihmën e familjarëve.
Ai përmendi gjithashtu të dhëna të fundit, sipas të cilave rritja e një fëmije në vitin e parë kërkon 66% të rrogës, ndërsa qiratë kanë arritur nivelin e pagës mesatare, duke e bërë blerjen apo qiradhënien e apartamenteve të paarritshme për shumicën e qytetarëve.
“Të gjithë këta faktorë shtyjnë qytetarët tanë të ikin, të ikin, të ikin,” tha Berisha. Ai nënvizoi se Shqipëria është një vend me “pasuri përrallore të gjithanshme”, por këto pasuri “janë shndërruar në mallkim për qytetarin shqiptar” dhe “në parajsë për qeveritarë të pangopur dhe hajdutë”, të cilët, sipas tij, urrejnë qytetarin në mënyrë të ngjashme me ata që shtypën shqiptarët për 46 vite.
Berisha listoi probleme të rënda në shëndetësi dhe arsim, duke theksuar se “sirenat e nevojës për rithemelimin e Shqipërisë bien në të katër anët e vendit”.
Duke iu drejtuar anëtarëve dhe mbështetësve të opozitës, ai vlerësoi qëndresën e tyre: “Keni meritë të jashtëzakonshme, sepse në kushtet më të vështira i qëndruat opozitarë… I qëndruat të pamposhtur pavarësisht nga dhuna, terrori, burgosjet, shantazhet dhe presionet.” Sipas tij, pa këtë qëndresë, “ky regjim nuk ishte i shpërbërë në të sotmen”.B
Berisha theksoi se fitorja e opozitës është një “domosdoshmëri” për të përfunduar “kilometrin e fundit drejt fitores”. “Demokratët, populli opozitar pret fitoren. Shqipëria pret me padurim fitoren e opozitës. Dhe kjo është përgjegjësi e madhe ndaj vendit,” përfundoi plak që do na kthej aty ku ishim… ne vitete e grushteve te shtetit, dhe barkut bosh e të “tokave të xanuna”.
Ja si i përgjigjen qytetarët:
pjeter
26 Shtator 2026, 08:33
Si te mos e shash mor te shke…te kombi shqiptar sojin??!! Shqiperia e Semure sepse kanceri me dy kembe hapi metastazin ne gjithe kombin, e keto jane pasojat, te del rroskopi sumqim si puna jote qe adhuron gjithçka del nga goja e helmusit te shqiptareve, e kupton se sa rende eshte situata!!
Përgjigjjuni
👍 0👎 0❤️ 0
Eh, ç’na gjeti! Opo lere..
25 Shtator 2026, 20:08
Ueeee, u dhje puna. Saliu do ripertrijë PD-në. Duhet gjak i ri, si Nul Noka. Por e ardhmja e PD-së është vetem ai, …. Heroi i Astirit, …..mjeshtri i protestave, …..truri i debilëve, ….Kërriç Balliu..
Përgjigjjuni
👍 1👎 4❤️ 0
L
Lani
25 Shtator 2026, 20:06
Qofte larg partia e famijes tate me ardh ne pushtet ..me.mire rama me ballukun se sa ti kriminel e shkaterove shqiperine maskara hajdut I poshter..ju me te thane te drejten duhet te zhdukeni si PD e PS. E shkaterruat Shqiperine moterqima gruqima
Përgjigjjuni
👍 11👎 0❤️ 0
V
Veri
25 Shtator 2026, 20:08
Pse ka dale ndonje lloj Viagre per ta Riperterire trapin e vyshkur te Sali Ram Kulles ? ? ?

