Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, kërkoi që opozita të marrë drejtimin e protestave dhe të mobilizojë qytetarët në shesh.
Me Berishën non grata të përjashtuar nga çdo takim me zyrtarët amerikanë, siç ishte së fundi mos pasja e një ftese për prezantimin e ambasadorit Went në nisjen e misionit të tij në Tiranë, Artur Roshi, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, i sugjeroi Berishës, se protesta mund ta tërheqte vëmendjen e ndërkombëtarëve.
“Ka ardhur momenti që opozita të udhëheqë protestat në shesh. Është mendimi politik që udhëheq rrymat e ndryshme; kush do t’i bashkohet, t’i bashkohet. Nuk jemi ne vetëm përcjellës të tyre në Kuvend. Ka ardhur momenti që opozita të organizojë protesta në shesh. Ambasadori amerikan duhet ta kthejë vëmendjen nga opozita”, tha Roshi që e di shumë mirë se ai dhe shumë si puna e tij vetëm si ilegal të maskuar mund të protestojnë krahë flamigove dhe pelikanëve kaçurrel pa flokë, që kanë mbetur në sheshe me altoparlant në dorë, e që nuk ka ballist që i’ua heq.

