Pas debateve të ashpra të sotme në Kuvend, politika ka kaluar edhe në filtrin e humorit në rrjet.
Faqja “Lol Albania” ka publikuar një status ironik duke e krahasuar Belinda Ballukun me një kishë që u sjell “ndëshkim hyjnor” atyre që e godasin.
“Se më thoni pse e dua Belindën… Belinda është bërë si kishë: kush e gjuan me gurë, duket sikur e gjen nga Zoti”, shkruan faqja.
Në vijim, postimi rendit me sarkazëm: “Veliaj në burg, Gysi në burg… dhe tani paska bërë aksident edhe gazetarja e Fiksit”.
Një lidhje satirike mes ngjarjeve, me të cilën faqja e zhvendos debatin nga përplasjet politike te “zemërimi i qiellit”.
Por thumbi i fundit ruhet për Elisën: “Kam vetëm hallin e Elisës, se ka kohë që po tundet te dera e kishës…”
Kështu, ndërsa në Kuvend vazhdojnë përplasjet, “Lol Albania” e ka dhënë këshillën e vet politike: kujdes me gurët, se mos problemi nuk mbaron te dera e Parlamentit.

