Shqipëria është tregu i pakontrolluar i ushqimeve që në shumicë vijnë nga importi, ndërsa kontrolli shtetëror është inekzistent, duke lejuar, biznesin që të rrezikojë shëndetin e konsumatorëve.
Gazetarët e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV thanë se kompania që helmoi studentët e Akademisë së Sigurisë “Sori-AL”, e Nikolin Jakës nuk ka sistem gjurmimi dhe si kjo janë shumë të tjera.
Klodiana Lala: AKU duhet të marrë masa. Bëhet fjalë për jetën e fëmijëve tanë. Kjo kompani nuk ka një sistem gjurmimi. Sa të tilla nuk e kanë? Ne nuk e kemi një certifikatë dhe nuk e dimë çfarë produktesh hamë. Ne kemi pasur disa aksione që kemi parë si falsifikohet etiketat. Po na vret ne. Nuk është problem se shpëtuar 56 studentët për fat të mirë. Shkohet te kequshqyerja dhe përfundohet te spitali. Në rastet kur importojmë nuk e dimë çfarë produkti ka hyrë në vend. AKU merr masa vetëm kur ndodhin ngjarje dhe ajo për një ose dy biznese. Nesër do dalë AKU dhe do thotë po kontrollojmë këtë biznesin këtu. Ne shohim si shitet peshk në rrugë.
Ola Xama: Siguria ushqimore dhe mjedisi janë dy kapitujt e fundit që mund të mbyllen nëse futet ndonjëherë Shqipëria në BE. Cilësia është më e dobëta në rajon, për të mos e krahasuar me BE. disa biznesmenë e kanë kapur dhe nuk e lëshojnë më. premtohen reforma, është ndryshuar ligji, janë dhënë miliona euro, ne kemi helmime, nuk e dimë se çfarë hamë. Po të shohim sëmundjet shëndetësore, ato që kanë si shkak kequshqyerjen janë në rritje. Ne nuk e kemi kërkuar as nuk e kemi luftuar, nëse më parë vinim nga një mentalitet që nuk kishim për të ngrënë, tani nuk e vret njeri mendjen.
BE mund të negociojë dhe të bëhet korrupsion po jo me jetën. Se fatura prapë të vjen te spitali. Po të shohësh tregu i ushqimeve mbizotërohet nga mallrat e importit.
Kjo zgjidhet vetëm duke marrë penalitete. Janë të njëjtët njerëz të papërgjegjshëm. Tregun e mishit pesë kompani e kanë. Tre janë të lidhura me grupet kriminale. Tento të hysh në atë treg se çfarë të vjen.
Sokol Bregu: Zakonisht janë pije alkoolike që i eksportojnë, por kanë cilësi tjetër nga ajo që hidhet në treg në Shqipëri.
Ylli Rakipi: AKU lidhet direkt me jetën e njerëzve. Mund të thuash ti Ola që nuk mund të ruajë një grua tregun. Ne për këtë punë e thirrëm sot. Ajo na fyeu sot dhe do të përpiqem vazhdimisht të jem te AKU. Unë jam njeri normal në punën time. Por nëse bëj një km rrugë në Tiranë dhe gjej 40 dyqane me copa mishi, fruta etj. dhe nuk i shikon, AKU kjo është turpi i botës. Me 45 milionë euro ky kreu i Dhomës së Tregtisë.

